Kronikë

Përplasen dy motoçikleta në Shkodër, humb jetën një person


               Publikuar në : 18:00 - 09/12/19 |
Opi Nion

Një person ka humbur jetën si pasojë i një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Shkodër – Oblikë.

Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë dy motoçikleta, ku njëri prej drejtuesve ka gjetur vdekjen si pasojë e plagë të rënda.

Ndërkohë, drejtuesi tjetër i motoçikletës, G. H. 57 vjeç, është transportuar për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Më datë 09.12.2019 ora 17:05, në aksin rrugor Shkodër – Oblikë, në hyrje të fshatit Oblikë, ka patur një aksident rrugor, ku në aksident janë përfshirë dy motoçikleta. Njëri nga drejtuesit e motorcikletës ende i pa identifikuar, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi tjetër është shtetasi G. H. 57 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër, i cili po dërgohet në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë.  Në vend ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ Opinion.al

Pas