Kronikë

Kush është 29-vjeçari që mbeti i vrarë sot në Kavajë, i arrestuar për…


               Publikuar në : 18:31 - 09/12/19 |
Opi Nion

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmje e sotme në Kavajë, ku si pasojë një person ka humbur jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave, të cilët ishin nën efektin e alkoolit.

Mësohet se, viktima është identifikuar si Marius Ismaili, 29 vjeç, ndërsa është vënë në pranga autori i ngjarjes, Xhevdet Leçini, 60-vjeç.

Ngjarja e rëndë për motive banale ka ndodhur në  lagjen nr.2 të qytetit, ku në konflikt e sipër, 60-vjeçari ka qëlluar me armë gjahu të riun, duke e lënë të vdekur në vend.

Leçini është dhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja. Po ashtu, bëhet me dije se vrasja e të riut ka ndodhur në pallatin ku banon edhe 30-vjeçarja Marsida Qatja, e cila “pushtoi” mediat në fillim të muajit tetor, pasi  në apartamentin e saj u vra Dritan Haxholli dhe u plagos efektivi Bledar Toçi.

Ndërkohë, sipas informacioneve, viktima ka qenë i dënuar për plagosje dhe është liruar disa muaj më parë. Më 29 korrik 2012, Ismaili u ndalua nga policia, pasi së bashku me një person tjetër, për shkaqe banale, pas grindjeve në lokale bastesh sportive, plagosën rëndë me thikë dy persona të tjerë./Opinion.al

Pas