Kronikë

Përplasen dy makina në Elbasan, plagosen katër persona


               Publikuar në : 16:39 - 15/10/19 |
Opi Nion

Katër persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme si pasoj i një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa ende nuk janë të qarta shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, pas përplasjes, të plagosurit janë transportuar për në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në  aksin rrugor Elbasan – Metalurgji, është  përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Sh., banues në fshatin Mengël Elbasan,  me mjetin  tip “Cintroen”, dh si pasojë janë lënduar drejtuesja e mjetit Cintroen  dhe tre pasagjrët e mjetit benz,të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./ Opinion.al E.Xh.

Pas