Politikë

Negociatat, Amendola: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk mund të ndahen


               Publikuar në : 16:53 - 15/10/19 |
Opi Nion

Ditën e sotme Finlanda propozoi që vendimet për hapjen e negociatave me BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të merren të ndara nga njëra-tjetra.

Lidhur me këtë propozim ka folur ministri i për Punët e Jashtme të Italisë, Vincenzo Amendola. Ai është shprehu se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk mund të ndahen, ndërsa ka shtuar se të dyja vendet kanë të drejtë për hapjen e negociatave.

“Nuk ka mundësi për t’i ndarë. Qëllimi është të vazhdojë të diskutohet. Të dyja vendet kanë të drejtë për hapjen e negociata. Konkluzionet nuk do jenë unifikuese. Ne e kemi thënë qëndrimin tonë se Tiranës i duhen hapur negociata dhe vizita e Kryeministrit Conte sot në Shqipëri e konfirmon këtë”,-tha Amendola.

Çështja e hapjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut po diskutohet në takimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian në Luksemburg./ Opinion.al E.Xh.

Pas