Aktualitet

Përplasen dy makina, 1 i vdekur e 2 të plagosur


               Publikuar në : 15:40 - 15/05/19 |
geliano fataj

Përgjaken sërish rrugët. Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Gurorja e Kremenarit”. Sipas burimeve dy një automjet tip “Benz” është përplasur me një furgon.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit tip “Benz” si edhe janë plagosur 2 pasagjerët e furgonit, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Fierit.

“Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe 2 të dëmtuarve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thekson policia.

Një ditë më parë tre viktima u regjistruan në një aksident në Kavajë (LEXO KËTU)/ Opinion.al

Pas