Bilanci i Covid-19 ka shënuar rënie të ndjeshme gjatë 24 orëve të fundit në Itali.
Në përditësimin e të dhënave, autoriteti i Mbrojtjes Civile tha se ka një përmirësim, krahasuar me një ditë më parë.
Në 24 orët e fundit, në Itali kanë rezultuar pozitivë 224 persona, 38 më pak se një ditë më parë.
Po akoma edhe më pozitive është situata sa i përket viktimave të cilat pothuajse janë përgjysmuar.
Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 24 persona të prekur me koronavirus, ndërsa një ditë më parë ishin 49 viktima.
Nga rastet e reja, 128 janë vetëm në Lombardi, rajoni më i goditur nga pandemia, ku në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 13 të prekur me Covid-19.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 183 persona. /Opinion.al