Kryesore

Exit poll: Koalicioni shqiptar merr 4 mandate në parlamentin serb


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:14 - 21/06/20 |
Al Do

Partia Alternativa Demokratike Shqiptare parashikohet të marrë 4 mandate në parlamentin serb pas zgjedhjve të sotme.

Sipas projeksioneve të para të Ipsos dhe Cesid rezulton se Alternativa Demokratike Shqiptare ka marrë katër mandate. Partia e Presidentit Vuçiç ka marrë 180 mandate, SPS e Ivica Daçiç 30 mandate, ajo e ish-sportistit Aleksandar Shapiç 11 mandate.

Nëse këto shifra të kësaj nuk ndryshojnë derisa autoritetet zgjedhore të dalin me rezultatet përfundimtare, atëherë partia e Vuçiqit do të fitojë pushtetin edhe për një mandat katërvjeçar.

Pesë parti politike shqiptare në komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc – që njihet edhe si Lugina e Preshevës – kanë garuar me një listë të unifikuar gjatë zgjedhjeve që u zhvilluan sot në Serbi. /Opinion.al

Pas