Bota

Përmirësohet bilanci i Covid-19 në Itali gjatë 24 orëve të fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:18 - 21/06/20 |
Al Do

Bilanci i Covid-19 ka shënuar rënie të ndjeshme gjatë 24 orëve të fundit në Itali.

Në përditësimin e të dhënave, autoriteti i Mbrojtjes Civile tha se ka një përmirësim, krahasuar me një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit, në Itali kanë rezultuar pozitivë 224 persona, 38 më pak se një ditë më parë.

Po akoma edhe më pozitive është situata sa i përket viktimave të cilat pothuajse janë përgjysmuar.

Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 24 persona të prekur me koronavirus, ndërsa një ditë më parë ishin 49 viktima.

Nga rastet e reja, 128 janë vetëm në Lombardi, rajoni më i goditur nga pandemia, ku në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 13 të prekur me Covid-19.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 183 persona. /Opinion.al

Pas