Bota

Përmbytjet në Itali, 3 viktima në Sardenja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:37 - 28/11/20 |
Opi Nion

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të ndodhura mëngjesin e së shtunës në Bitti, një provincë e Nuoros në Sardenja. Një burrë është gjetur i rrethuar nga uji, ndërsa ndodhej në makinën e tij fuoristradë.

Viktima e dytë është një i moshuar, që kishte mbetur i bllokuar në banesë. Ndërkohë ende nuk është saktësuar identiteti i viktimës së tretë, por mendohet se është një grua e moshuar e raportuar e zhdukur.

Vendi qëndron i izoluar, ndërkohë që teknikët e Enel kanë arritur të rikthejnë elektricitetin dhe përdorimin e celularëve, që prej orësh ishin ndërprerë./Opinion.al

Pas