Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PËRMBYTJET/ Forcat e Armatosura në terren tek zonat e prekura. Ministria Kodheli niset drejt Dibrës

2016/11/12 at 3:33 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PËRMBYTJET/ Forcat e Armatosura në terren tek zonat e prekura. Ministria Kodheli niset drejt Dibrës

Në të gjithë vendin Forcat e Armatosura kane angazhuar rreth 235 forca ne terren, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe të ndërhyrjes së menjëhershme. Në qarkun e Dibrës janë të angazhuara 37 forca, dhe mjete të kalueshmërisë së lartë, mjete të rënda, kamionë dhe vetëshkarkues, fadroma dhe roimorkiatorë, të cilat sot në orët e para të ditës janë nisur dhe kanë mbërritur në Gjoricë.
Për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe bllokimit të rrugëve dhe forcat dhe mjetet e rënda janë përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit dhe evakuimin e banorëve në rast rreziku të shkallës së lartë.


Drejt Gjoricës në qarkun e Dibrës është nisur me urgjencë dhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila për shkak të situatës së rëndë në veri është tashmë në terren.
Ndërkohë që në Bashkinë Mat janë 10 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë. Në qarkun Shkodër janë në operacion 45 forca si mjete të kalueshmërisë së lartë si dhe motobarka shpëtimi. Vijon evakuuimi i banorëve në fshatin Obot, Shkodër, ndërkohë që mjetet dhe forcat janë në pritje të angazhimit të mundshëm në operacione kërkim-shpëtimi. Në qarkun e Lezhës, FA kanë angazhuar 97 trupa ushtarake, motorgjeneratorë të fuqishëm, motorpompë, fadroma, ekskavatorë, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe mbi 800 thasë me rërë. Ndërkohë që po në qarkun e Lezhës, në fshatin Klos të Fanit(Mirditë) janë nisur 30 forca si dhe mjete të kalueshmërisë së lartë të Forcës Tokësore, për shkak të rrezikut të rrëshqitjes së dherave që vënë në rrezik jetën e banorëve. Në Prefekturën Lezhë është punuar për largimin e ujit me motor-pompë tek banorët dhe institucionet shtetërore, si dhe vijon hedhja e granilit nga fadromat për parandalimin e shpërthimit të ujrave.

Forcat e mjetet e FT-së, janë angazhuar por dhe qëndrojnë në gatishmëri për një angazhim të mundshëm në operacione e tjera të Emergjencës Civile. Forcat vijojnë të qëndrojnë në vijimësi pa shkëputje dhe në qytetin e Lezhës. Në Bashkinë Laç janë të angazhuara 10 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë. Në qarkun e Vlorës dhe në qarkun e Fierit janë në janë të angazhuara 32 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë, motobarka dhe motorpompa.

Forcat dhe mjetet qëndrojnë në gatishmëri në batalionin e Këmbësorisë Poshjë, Berat, në pritje për të ndërhyrë në rast nevoje. Në qarkun e Tiranës janë të angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe në gatishmëri të plotë 47 forca në zonat më të cënueshme nga përmbytjet, mjete të kalueshmërisë së lartë, motorpompa dhe motorbarka, zjarrfikëse gati për të ndërhyrë në çdo moment. Në zonën e Fushë-Krujës janë të angazhuar në operacione 35 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë si dhe motobarka shpëtimi.

Në qarkun e Durrësit, Bashkia Krujë operacionet janë në vijim dhe janë të angazhuara forca, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe motopompa e motobarka që qëndrojnë në gatishmëri. Nga batalioni i Xhenios po qëndrojnë në qytetin e Krujës (lagjia Mezine) për përballimin e situatës dhe hartimin e planit të ndërhyrjes për masivin shkëmbor rreth 900 m3 i cili ka lëvizur nga vendi 1.5 ml dhe rrezikon shembjen dhe dëmtimin e banorëve/ banesave poshtë tij. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, është bërë evakuimi i 6 familjeve që banojnë poshtë këtij masivi, ndërkohë qëështë bërë bërë fiksimi dhe sigurimi i masivit shkëmbor, sigurimi i zonës përreth dhe po vijon operacioni për “shkërmoqjen e tij”.
Ky operacion parashikohet të përfundojë për dy ditë.

Krahas angazhimit për EC Komanda Mbështetëse, po angazhohen për ndërtimin e një ure “bailey” 21 m, në Brataj (lugina e lumit të Vlorës), riparim ure dhe zgjatjen e saj 9 metra linear në Petrelë Tiranë, riparim rruge në Zallbastar, si dhe rikonicion në zonën e Gjuricës dhe Llixhave, Peshkopi. Efektivë të Forcave të Armatosura janë të pranishëm dhe të gatshëm për të ndërhyrë në të gjithë territorin e vendit, ku lind nevoja për operacione kërkim-shpëtimi në këtë situatë përmbytjeje nga shirat e shumta. Ndërkohë, janë vendosur në gatishmëri shkolla e Bunavisë, Batalioni i Tretë i Këmbësorisë në Poshnje si dhe Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale në Gjirokastër.

 



Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Ja si e kalon Ledri Vula fundjavën me shi, ai është në shtrat me …

Ja si e kalon Ledri Vula fundjavën me shi, ai është në shtrat me …

Itali/ Arrestohen tre të rinj shqiptarë të kërkuar për vjedhje

Prishen përgjimet, drejt lirimit mafiozët që arritën marrëveshjen me Toto Rinan

Përmbytjet, 20 milionë dollarë për kanalizimet në 2017

Përmbytjet, 20 milionë dollarë për kanalizimet në 2017
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}