Aktualitet

Përmbytjet dhe reshjet/ Çako: Jemi në kulmin e dimrit, pritet të shtohen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:28 - 08/01/21 |
Semiljana Azizi

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka reaguar mbrëmjen e sotme në lidhje me situatën e krijuar nga përmbytjet në disa zona të vendit për shkak të reshjeve intesive prej disa ditësh.

Çako ka deklaruar se po punohet intensivisht, por nga ana tjetër u ka bërë thirrje bashkive që të jenë më të përgatitura për të tilla situata.

Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e bashkive që të kenë një plan paraprak për situata të tilla. Bashkitë duhet të jetë të gatshme pa pritur një zgjidhje të të tjerëve”, tha kreu i Emergjencave.

Çako gjithashtu informoi se deri në këto momente janë evakuuar disa familje në Lezhë dhe në Shkodër. Ndërkaq, sipas Kreut të Emergjenccave Civile janë marr masat e nevojshme. Sa i përket  vijimësisë së reshjeve, Çako shprehet se pritshmërit janë të larta sepse jemi në kulmin e dimrit dhe prej disa kohësh nuk kemi patur reshje shiu.

“Janë ngritur dhe organizuar, mbledhje takime përkatëse të shtabeve të mbrojtjes civile, janë marrë masat përkatëse dhe të nevojshme.Duket se është shtuar ndjeshëm prezenca e ujit në zonën e Shkodrës dhe të Lezhës. Momentalisht jemi në kulmin e dimrit, reshjet kanë munguar për një kohë të caktuar, dhe pritshmëria për shtim të tyre është dhe ne jemi duke e monitoruar hap pas hapi.”- tha Çako./Opinion.al

Pas