Aktualitet

Përkeqësohet sot moti, stuhia kap gjysmën e Shqipërisë, publikohet harta


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:19 - 13/10/21 |
Opi Nion

Duke nisur nga mbrëmja e sotme një pjesë e vendit pritet që të përfshihet nga vala e dytë e motit të keq me reshje shiu dhe ulje temperaturash.

Meteorologët bëjnë me dije se pjesa e parë e stuhisë goditi në fundjavë, ndërsa reshjet e dendura do të rikthehen sonte për të vazhduar të enjten dhe të premten për t’u përmirësuar më pas moti në fundjavë.

Shqipëria nuk do të jetë e vetmja që pritet të goditet nga stuhia, gjithashtu fenomeni do të godasë edhe vendet e tjera të rajonit.

Kanë qenë mediat greke ato që kanë publikuar hartën ku do të godasë moti i keq me stuhi, reshje dhe breshër, që kap pjesën e lindjes dhe jugut të Shqipërisë./Opinion.al

Pas