Kronikë

Kredi me kartat e pacientëve,Apeli lë në qeli infermieren Elisabeta Bardhollari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:00 - 13/10/21 |
Opi Nion

Gjykata e Apelit ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën për masë më të butë sigurie të infermieres Elisabeta Bardhollari dhe bashkëpunëtores së saj Orjada Hoxha të arrestuara pak javë më parë.

Kujtojmë se infermieret janë arrestuar sepse merrnin kartat e pacientëve në spitalin psikiatrik ku punonte Bardhollari dhe nëpërmjet tyre merrnin kredi. Më herët, konkretisht më 30 shtator Gjykata e Tiranës caktoi arrest me burg për Bardhollarin dhe arrest shtëpie për Orjada Hoxhën, teksa i njëjti vendim është lënë në fuqi sot nga Gjykata e Apelit të Tiranës.

Sjellim në vëmendje se rasti i vjedhjes u zbulua pas denoncimit të bërë nga një qytetar në pranë autoriteteve policore. Nëpërmjet bankës së nivelit të dytë ku merrej shpesh kredia, u identifikua fillimisht shitësja, Orjada Hoxha, 32 vjeçe. Pasi u arrestua dhe pranoi veprimet që kishte kryer Orjada Hoxha argumentoi se gjithçka e kishte bërë në mirëbesim./Opinion.al

Pas