Aktualitet

Përkeqësohet situata, naftëtarët e Ballshit në ditën e gjashtë të grevës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:04 - 03/10/20 |
Opi Nion

Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë sot në ditën e gjashtë të grevës së urisë, teksa situata shëndetësore vjen duke u rënduar, pasi një ditë më parë një prej punonjësve iu drejtua spitalit për ndihmë.

Naftëtarët janë të vendosur për të mbajtur rezistencë duke kërkuar shlyerjen detyrimeve të prapambetura kundrejt tyre, ku numërohen deri në 13 paga.

Ky vendim, erdhi pas protestave dhe mos marrjes të një përgjigjeje nga ana e autoriteteve pasi më 3 shtator skadoi dhe afati i marrëveshjes së arritur.

Ndërkohë ata shprehen se ende nuk kanë asnjë reagim nga institucionet mbi kërkesën e tyre./Opinion.al

 

Pas