Rajoni

Përkeqësimi i pandemisë, Kosova mbyll xhamitë për Kurban Bajram


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:42 - 30/07/20 |
el ida

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava njoftoi se për 10 ditët në vijim xhamitë do të qëndrojnë të mbyllura dhe theksoi se kjo masë ndërmerret për të ruajtur shëndetin publik në këtë periudhë pandemie.

Si rredhojë, qytetarët e Kosovës nuk do të falin namazin e Kurban Bajramit në Xhamitë e vendit gjatë të premtes.

“Është një vendim i dhimbshëm për BIK-un, mirëpo një vendim me vend ngase kemi prioritetin edhe ne si BIK që të ruajmë shëndetin publik të qytetarëve sepse kështu na mëson Kurani, kështu na mëson Muhamedi a.s.”, thotë Naim Tërnava, myftiu i Kosovës.

Tërnava porositi besimtarët që të ruajnë karakterin festiv të Kurban Bajramit, por bëri apel për shmangien e vizitave familjare./Opinion.al

Pas