Bota

Rriten ndjeshëm shifrat/ Mbi 1200 të infektuar brenda ditës në Spanjë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:33 - 30/07/20 |
el ida

Spanja raportoi 1229 raste të reja me koronavirus ditën e enjte. Kjo shifër kaloi atë të një dite më parë, më e larta nga heqja e ndalimit të qarkullimit në datë 21 qershor.

Në total në Spanjë numri i të infektuarve me Covid-19 nga nisja e pandemisë është 285,430.

Në zonat më të goditura, po rikthehen izolimet e pjesshme, teksa kryeministri rajonal i Katalonjës, Quim Torra, ka folur për një “situatë kritike”.

“Nuk dua 7000 të vdekur të tjerë,” tha ai.

Sipas mediave vendase, përhapja komunitare, ku askush nuk e di se kush po infekton kë, raportohet të jetë kthyer në disa zona./Opinion.al

Pas