Politikë

PD: Nenet e “5 Qershorit” për koalicionet dhe mandatet, të paprekshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:44 - 30/07/20 |
el ida

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, thekson se nenet e marrëveshjes politike të 5 qershorit për koalicionet parazgjedhore janë të paprekshme.

Bardhi njofton se ditën e nesërme PD dhe opozita e bashkuar do të mbajnë qëndrimin zyrtar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen 100 % të listave të kandidatëve.

“Këto janë nenet e miratuara të Marrëveshjes së 5 Qershorit, që rregullojnë formulën e koalicioneve parazgjedhore me listë të veçantë të partive dhe formulën e ndarjes së mandateve. Këto nuk rihapen dhe janë të paprekshme!

Nesër qëndrimi zyrtar i PD dhe Opozitës së Bashkuar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen 100 % të listave të kandidatëve.”, shkruan Bardhi, përmes një mesazhi në ‘Twitter’./Opinion.al

Pas