-Shëndeti

Përhapja e pandemisë, a mjafton të qëndrosh 2 metra larg tjetrit?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:32 - 28/09/20 |
el ida

Këshilla e zakonshme për distancimin social, është të qëndrojmë 2 metra larg të tjerëve. Kjo është një këshille e lehtë për t’u mbajtur mend, por ajo nuk mban parasysh të gjitha rreziqet e aerosolit, sidomos në ambientet e mbyllura.

Për shkak se njerëzit e infektuar me SARS-CoV-2 mund të transmetojnë sasi të mëdha të virusit, nuk ka një distancë të sigurt në një dhomë të ajrosur dobët, shkruajnë Erat, Ferro, Ahmadi dhe kolegu i tyre i Universitetit Klarkson, Suresh Danijala.

Rrymat e ajrit nga një ventilator, apo nga sistemi i ventilimit, mund të përhapin më larg se 2 metra spërklat e frymëmarrjes.

Shkencëtarët përdorën analogjinë e dhomës plot me tym duhani, për ta ilustruar këtë rrezik, dhe sugjeruan disa mënyra për ta menaxhuar atë. “Me kalimin e kohës, nuk do të ketë rëndësi se ku jeni i pozicionuar në dhomë. Ndonëse nuk është një analogji e përsosur, të përshkruash mënyrën se si tymi i cigares lëviz nëpër mjedise të ndryshme, si brenda dhe jashtë, ajo mund të ndihmojë në përshkrimin se si qarkullojnë në ajër spërklat e ngarkuara me koronavirus”- shkruajnë ata./Opinion.al

 

Pas