Kryesore

Përgatitjet për zgjedhje/Basha do të mbledhë Kryesinë e Këshillin Kombëtar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:59 - 02/08/20 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë ditën e nesërme Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar.

Mësohet se në këtë mbledhje pritet miratimi i Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë. Demokratët do të vijojnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, finalizimin e programit qeverisës dhe përgatitjes së strukturave për zgjedhjet e ardhshme.

Sipas informacioneve, Komisioni do të ketë 5 persona në përbërjen e tij dhe do të asistohet nga Sekretariati ndihmës i Komisionit i përbërë nga dy persona.

Komisioni i Vlerësimit do të bëjë seleksionimin e kandidatëve të propozuar për deputetë. Ndërkohë, deri tani janë zbuluar emrat e dy prej themeluesve të PD, Genc Rulit dhe Besnik Mustafajt, të cilët do të jenë pjesë e këtij procesi.

Propozimet e tjera ende nuk janë bërë publike, por Komisioni është konceptuar që të ketë në përbërje jo vetëm ish-drejtues të lartë të PD, por edhe personalitete të shoqërisë civile dhe medias, përfaqësues të botës akademike, etj.

Ky Komision bën vlerësimin e çdo kandidati, nëse përmbush apo jo kriteret e parashikuara me detaje në udhëzimin për funksionimin e procesit. Korpusi i njerëzve me influencë, me mbështetje, me aftësi në fusha të ndryshme, që do të përzgjidhen nga Komisioni, do t’i shkojnë më pas për votim anëtarësisë së Partisë Demokratike.

Procesi i propozimit të emrave në PD do të zgjasë për 6 javë./ Opinion.al

Pas