InstaBIZ

Përfundon zyrtarisht martesa e çiftit të aktorëve të njohur


               Publikuar në : 17:01 - 21/11/19 |
xhu lia

Ndonëse prej më shumë se një viti çifti i njohur i showbizit Jenna Deëan dhe Channing Tatum nuk jetojnë më së bashku, ata ende nuk ishin ndarë zyrtarisht.

Por duket se tashmë martesa e tyre është ligjërisht e përfunduar, pasi kanë mbaruar procedurat e divorcit.

Çifti njohur i ka dhënë fund martesës pas 8 vitesh,  ata kanë dhe një vajzë së bashku  kujdestarinë e së cilës e kanë ndarë mes tyre.

Sipas mediave të huaja, procesi i ndarjes ka qenë mjaft i qetë dhe çdo gjë është ndarë me marrëveshje mes aktorëve.

Ndërkohë si Tatum, si Dewan janë respektivisht në lidhje të reja sentimentale, madje aktorja pret të bëhet nënë për herë të dytë me partnerin e saj 43-vjeçar, Steve Kazee.

Ndërsa Channing Tatum është në një lidhje me këngëtaren e njohur Jessie J./Opinion.al/

 

Pas