Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Misioni i SHBA në OSBE flet për Kushtetuesen dhe sfidën kryesore të vendit

2019/11/21 at 5:45 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Misioni i SHBA në OSBE flet për Kushtetuesen dhe sfidën kryesore të vendit

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt është përgëzuar për prezantimin e raportimit të tij për Shqipërinë në Këshillin e OSBE në Vienë.


Në një letër të publikuar në faqen zyrtare të OSBE, zëvendës shefi i misionit të SHBA në OSBE, Harry Kamian nënvizon se ai bie dakord me ambasadorin Borchardt se lufta kundër korrupsionit është sfida kryesore me të cilën përballet Shqipëria sot.

“Ambasador, ne jemi dakord me deklaratën tuaj që lufta kundër korrupsionit mbetet një nga sfidat kryesore për Shqipërinë. Ne e vlerësojmë bashkëpunimin e Prezencës me institucionet shqiptare, autoritetet lokale dhe aktorët ndërkombëtarë për të ofruar trajnime dhe asistencë teknike për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë kundër korrupsionit. Shtetet e Bashkuara janë duke bërë pjesën e tyre, duke përfshirë kontributin në projektin jopublik të zyrës tuaj për të krijuar një program master për kriminologji në Universitetin e Tiranës”

Përfaqësuesi i SHBA përgëzon Prezencën e OSBE për rolin e saj në implementimin e Reformës në Drejtësi dhe e quan atë si thelbësore për përparimin demokratik të Shqipërisë. Aty përmendet gjithashtu Gjykata Kushtetuese, plotësimi i vakancave të së cilës shihet me sy të mirë por theksohet se është e rëndësishme plotësimi i kuorumit në mënyrë që ajo të jetë në gjendje të shqyrtojë çështje.

“Reforma në drejtësi është thelbësore për përparimin demokratik të Shqipërisë dhe krijon një bazë të fortë nga e cila Shqipëria mund të nxisë qeverisjen e mirë, të luftojë ekstremizmin e dhunshëm dhe të luftojë korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Shtetet e Bashkuara ishin të kënaqura kur dëgjuan përparimin në emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, një hap pozitiv në rikthimin në funksion të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë mbetet ende punë për të arritur kuorumin e nevojshëm për të gjykuar çështjet. Ne e vlerësojmë punën e Prezencës për të rritur efektivitetin dhe efikasitetin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë përmes mbështetjes teknike dhe nxitjes së bashkëpunimit rajonal. Ne i bëjmë thirrje Prezencës të ndihmojë Shqipërinë të zbatojë reforma shtesë.”

Sa i përket Reformës Zgjedhore, përpjekjet e OSBE për të nxitur Komisionin e Posaçëm Parlamentar në adaptimin e rekomandimeve të ODHIR janë përgëzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Shtetet e Bashkuara besojnë se Prezenca ka një mundësi unike për të bashkuar politikanë dhe liderë në Shqipëri për të arritur një reformë të rëndësishme zgjedhore. Ne jemi të kënaqur që Komisioni parlamentar ad hoc për Reformën Zgjedhore ka tërhequr rekomandimet e ODIHR-së ndërsa kërkon të përmirësojë sistemin zgjedhor.” /Opinion.al

Opening of #EU accession negotiations w/#Albania is key for region’s Euro-Atlantic integration & US appreciates that @OSCEinAlbania advocated for policies & practices that uphold the democratic principles that bind the Transatlantic community. https://t.co/ZZpvallN9l

— U.S. Mission to OSCE (@usosce) November 21, 2019

Etiketa: Bernd BorchardtHarry KamianOSBEshqiperi


Ju sugjerojmë

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
Sport

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

24 Qershor, 2026 10:32 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
Bota

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

24 Qershor, 2026 8:32 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë
Bota

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë

24 Qershor, 2026 7:09 pm
Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Rajoni

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

24 Qershor, 2026 6:06 pm
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

24 Qershor, 2026 5:09 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Bota

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t
Kronikë

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

24 Qershor, 2026 3:06 pm
Para
Kreu i Laburistëve në MB prezanton manifestin me politika ‘radikale’

Kreu i Laburistëve në MB prezanton manifestin me politika 'radikale'

Kryeministri i Izraelit nën akuzë për korrupsion

Kryeministri i Izraelit nën akuzë për korrupsion

Lejohen makinat me xhama të zinj, ja tarifat dhe rregullat e reja

Lejohen makinat me xhama të zinj, ja tarifat dhe rregullat e reja
















TE FUNDIT

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}