Kryesore

Përfundon takimi i Xhaçkës me Escobar: Mirënjohje për mbështetjen e SHBA


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:35 - 09/12/21 |
Opi Nion

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë me dije se ka përfunduar takimin me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ajo shpreh mirënjohjen për mbështetjen e SHBA për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ndër të tjera Xhaçka shkruan se vendi është i përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor.

Takim i shkëlqyer me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Mirënjohje për mbështetjen e SHBA për Shqipërinë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është e përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpret bashkëpunimin me miqtë dhe partnerët për agjendën e rajonit”-shkruan Xhaçka./Opinion.al

Pas