Kryesore

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:47 - 06/06/20 |
el ida

Një orë ka zgjatur mbledhja e zhvilluar pasditen e sotme të Këshillit Politik në Pallatin e Kongreseve, ku takimi ka qenë vetëm për çështje teknike dhe për të mbyllur formalisht marrëveshjen e dakortësuar një ditë më parë.

Në mbledhjen e sotme në fokus ishte përshtatja në shqip e marrëveshjes së arritur, teksti i së cilës u firmos nga palët në anglisht si dhe plotësimi i kuadrit të plotë ligjor me ndryshimet ligjore për t’u votuar më pas në Kuvend.

“Besoj se brenda javës që vjen do të mbyllim të gjithë paketën ligjore, për të materializuar marrëveshjen”, tha Gjiknuri, ndërsa shtoi se menjëherë më pas ajo do t’i kalojë Komisionit të Reformës Zgjedhore në Parlament.

Mbrëmë, Këshilli Politik arriti marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. Partia Socialiste hoqi dorë nga propozimi për departizimin e administratës zgjedhore, duke rënë dakord për ruajtjen e komisioneve me përfaqësues partiakë sikurse janë aktualisht.

Palët ranë dakord gjithashtu që të ndryshohet mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së, duke pranuar që kryetari të zgjidhet me konsensusin e shumicës dhe opozitës, ndërsa nënkryetari të zgjidhet nga opozita.

Po ashtu u ra dakord që votuesit të identifikohen në mënyrë biometrike në të gjithë vendin./Opinion.al

Pas