Rajoni

Kosova heq karantinën për qytetarët që hyjnë në vend


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:26 - 06/06/20 |
el ida

Qytetarët që hyjnë në territorin e Kosovës, nuk do të duhet që të vetizolohen për shtatë ditë. Lajmi u bë me dije sot nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Po ashtu nga 8 qershori, do të hiqet kufizimi i lëvizjes nga ora 21:00 deri në orën 5:00, masë kjo që hyri në fuqi më 1 qershor.

Në një konferencë për media, ministri Zemaj tha se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, pas analizimit të situatës epidemiologjike ka konstatuar se ajo është e qëndrueshme, prandaj qytetarët që hyjnë në territorin e Kosovës, do të kontrollohen nga ekipet mjekësore dhe gjendja e tyre klinike do të përcillet nga Qendrat e Mjekësisë Familjare në komunat përkatëse.

Ministri i Shëndetësisë porositi qytetarët që të respektojnë rekomandimet e autoriteteve shëndetësore dhe i bëri thirrje inspektoraiteve që të ndëshkojnë të gjithë ata persona dhe biznese, të cilët nuk respektojnë masat dhe që rrezikojnë shëndetin e popullatës.

Në Kosovë, më 1 qershor nisi faza e tretë e lehtësimit të masave kundër koronavirusit. Rastet e para me koronavirus në vend janë regjistruar më 13 mars dhe deri më 5 qershor janë regjistruar 1,158 raste me koronavirus, ku 876 janë shëruar dhe 30 pacientë kanë humbur jetën./Opinion.al

Pas