Kryesore

Përfundon mbledhja e grupit, Basha: Fillimi i një ofensive parlamentare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:28 - 27/09/21 |
Opi Nion

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur fjalën e tij para medias.

Ai përmendi se do të bëhet depozitimi në një kohë sa më të shkurtër i 3 komisioneve hetimore që pritet të krijohen, teksa ka përmendur gjithashtu rezultatet e fundit të INSTAT mbi varfërinë dhe raportet ekonomike.

Gjithashtu Basha u shpreh se në këtë rast nuk bëhet fjalë vetëm për  propozime politike.

“Komisioni Hetimor do të erret me një çështje që e ka marrë vesh e gjithë bota, Bechetti, që shqiptarët duhet të paguajnë. Ato do t’i marrë një njeri për shkak të luftës personale me Edi Ramën. Ne do të ndjekim hapat e mundshëm për t’i vënë përgjegjësit para drejtësisë. Një tjetër çështje është ajo e inceneratorëve, që përbën një masakër mjedisore.

Ky është fillimi i një ofensive parlamentare, që do të kompletohet me të gjithë elementet, Kam dhe një mesazh për drejtësinë; të bëjë punën e saj. Nëse do të bëhej puna shumica e të pandehurve do të ishin me pranga në duar. Ne do bëjmë punën tonë, do e vazhdojmë më tej, siç është dhe çështja e pandemisë.”, tha Basha./Opinion.al

Pas