Kryesore

Vijon “Foltorja” e Berishës, kësaj radhe mbahet në Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:37 - 27/09/21 |
Opi Nion

Vijon turi i “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha në qytet e vendit.

Pas Vlorës, bëhet me dije se takimi i radhës i Berishës do të jetë në Durrës.

Në dy javët e takimeve, Berisha ka pasur në krah 6 deputetë, të cilët duket se po mbështesin “Foltoret” me prezencën e tyre.

Në Fier, në krah të Berishës, ishte Luan Baçi, deputet dhe kryetar i degës së PD, në Vlorë, ishte Bujar Leskaj, si drejtues politik i kësaj partie për qarkun në fjalë, por edhe kreu i degës Genc Deromenaj.

Kurse në Tiranë, Berisha u mbështet hapur nga Tritan Shehu, Flamur Noka dhe Isuf Çelaj./Opinion.al

Pas