Sport

Përfundon aventura europiane për Teutën, mposhtet nga Granada


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:00 - 17/09/20 |
Al Do

Rruga e Teutës drejt Europa League ka përfunduar. Durrsakët humbën në përballjen me Granadën me rezultatin 0-4.

Spanjollët rezultuan shumë të fortë për djemtë e detit. Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit u zhbllokua shumë shpejtë. Në minutën e 5′ realizoi Soldado dhe në të 10′-ën dyfishoi Kenedy.

Miqtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh 3-0 pas golit të Herrerës në minutën e 31′.

Në fillim të pjesës së dytë do të ishte sërish Herrera që do të shënonte duke vulosur kështu fitoren bindëse të Granadës./ Opinion.al

Pas