Kryesore

Përfundon afati i dorëzimit të kandidatëve për president, ende asnjë emër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:30 - 15/05/22 |
Opi Nion

Në orën 16:00 ka përfunduar afati i dorëzimit të emrave për kandidatë për president. Mësohet se anjë forcë politike nuk ka dorëzuar asnjë emër.

Ndërsa ditën e nesërme në orën 17:00 pritet të zhvillohet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e presidentit të ri në Kuvendin e Shqipërisë.

Maxhoranca dhe opozita nuk kanë gjetur ende konsensus për emrin e kandidatit potencial për postin e kreut të shtetit.

Kushtetuta ka parashikuar që tre raundet e para të zhvillohen me 84 vota, ndërsa në dy raundet e fundit Presidenti i Republikës mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë, ku mazhoranca i ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur e vetme Presidentin./Opinion.al

Pas