Aktualitet

Përfshihet nga zjarri një pikë skrapi në Babrru, asnjë të lënduar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:25 - 03/08/21 |
Opi Nion

Një pikë skrapi në Babrru është përfshirë ditën e sotme nga flakët, teksa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Mësohet se pika e skrapit ka qenë në pronësi të shtetasit F. L dhe ka vetëm dëme materiale.

Ndërkohë që forcat zjarrëfikse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit.

“Rreth orës 14:30, në rrugën “Dine Hoxha” ka rënë zjarr në pikën e skrapit në pronësi të shtetasit F. L, ku ka vetëm dëme materiale.

Forcat zjarrëfikse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”- njofton policia./Opinion.al

Pas