Kronikë

Përfshihet nga zjarri magazina e materialeve zgjedhore në Lundër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:41 - 16/07/21 |
Opi Nion

Një zjarr ka përfshirë një magazinë shtetërore në Lundër. Policia e Tiranës bën me dije se nga zjarri ka vetëm dëme materiale.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të vënë flakët nënkontroll. Sipas informacioneve, zjarri ka përfshirë magazinën nr.3 e cila ndodhet pranë magazinës ku ruhen materialet zgjedhore. Deri më tani raportohet që janë djegur vetëm tavolina dhe karrige dhe jo dokumente.

Ndërkohë grupi hetimor po punon  për sqarimin e rrethanave dhe  përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, teksa paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga nxehtësia e lartë të disa baterive./ Opinion.al

Pas