Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

By Passi i Vlorës, Balluku: Rruga në monitorim 24 orë nga policia

2021/07/16 at 8:50 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
By Passi i Vlorës, Balluku: Rruga në monitorim 24 orë nga policia

Ditën e sotme është hapur ditën e sotme By Passi i Vlorës. E pranishme në hapjen e By Passi të Vlorës ishte ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e shoqëruar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.


Balluku tha për “Tv Klan” se By Passi është i hapur për të gjithë qytetarët, teksa theksoi  se do të ndihmoj në lehtësimin e trafikut .

Punimet në këtë segment nuk kanë përfunduar tërësisht, ministrja siguroi se kantieri i punimeve do të vijojë paralelisht në zona të caktuara.

Drini Zeqo: Cilat janë lehtësirat që do të përfitojnë qytetarët?

Belinda Balluku: Jam së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun. Ka qenë një bashkëpunim shumë i ngushtë i ditëve të fundit përsa i përket vlerësimit të sigurisë rrugore në këtë aks. By Passi tashmë është i aksesueshëm. Mediat kanë ndjekur të gjithë procesin se si kemi nisur nga Maji i vitit 2019 e deri më sot, se si kemi progresuar në këtë gjeologji mjaft të vështirë, pasi herë pas here ne kemi informuar dhe publikun për shkak të rëshqitjeve, kavitetit që kishte herë pas here gjeologjia në këtë zonë dhe të gjitha punëve që ne kemi kryer. Megjithatë, tashëm By Passi është i aksesueshëm. Mbrëmë kemi bërë një simulim të trafikut duke e përshkuar në një formë të një prove gjenerale. Dhe duke respektuar të gjitha tabelat e shpejtësisë. Duke qenë në çdo në rregull me rregullat e qarkullimit kemi arritur ta përshkuajmë për rreth 18-20 minuta.

Drini Zeqo: Kur pritet që të finalizohet tërësisht ky By Pass? Sa kohë mund të marrë ky proces?

Belinda Balluku: Në rast se deri më sot qytetarët përshkonin të gjithë zonën nga dalja e Orikumit, në Radhimë pastaj Vlorën dhe daljen e Vlorës, sot qytetarët do të lidhen direkt nga dalja e autostradës Vlorë-Levan dhe do të lidhen direkt me By Passin për të përshkuar qytetin e Vlorës dhe të gjitha zonat e tjera siç është Radhima apo Orikumi dhe duke u lidhur direkt me daljen në Llogara. Punimet do të vazhdojnë, asgjë nuk do të ndryshojë, kantieret do të vazhdojnë në të gjitha pikat ku kemi, do vazhdojë të punohet siç është ura e Kaninës, pra ura numër 3 apo dhe pjesë të tjera ku sot punohet për stabilizimin e skarpateve dhe ne shpresojmë që në përfundim të Vjeshtës, pra jo më vonë se Nëntori i këtij viti. I gjithë By Passi i Vlorës të jetë i përfunduar, por siç e thashë tashmë është i aksesueshëm, të gjithë qytetarët mund të lëvizin.

Ndërsa Ardi Veliu u shpreh se rruga do të monitorohet gjatë gjithë kohës nga Policia Rrugore dhe u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të zbatojë sinjalistikën e vendosur.

Drini Zeqo: Si do ta mbikëqyrë dhe policia, e cila do të jetë në terren për të mbarëvajtur situatën. Dihet që fluksi është shumë i shtuar. Ne dhamë një lajm që nuk do të lejohen mjetet e tonazhit të lartë. Ndonjë detaj më shumë si do të mbikëqyret gjithë ky kulm i lëvizjeve të sezonit turistik?

Ardi Veliu: Drejtoria Rrugore në bashkëpunim me ARRSH kanë bërë një studim të mirëfilltë të gjithë sinjalistikës së nevojshme për këtë aks rrugor dhe është kompletuar me gjithë sinjalistikën e nevojshme duke qenë se është edhe një kantier me një sinjalistikë provizore e fokusuar në të gjithë elementët e nevojshëm të një sinjalistike, duke filluar nga ajo vertikale, horizontale, sinjalistikë informuese e kompletuar edhe me dy pika semaforësh të cilat do të bëjnë rregullimin e trafikut në ato dy segmente ku nuk ka përfunduar ende trupi i rrugës por është i diktuar për një lëvizje apo shmangie të vogël. Gjithë sinjalistika është e kompletuar tashmë dhe është e mbështetur edhe me shërbime të Policisë Rrugore. Do të mbështetet 24 orë me shërbimin e Policisë Rrugore, do të ketë patrulla të lëvizshme dhe të mbështetura me teknologjinë që tashmë ka policia rrugore.

Drini Zeqo: Përfitojmë nga ky çast për të bërë më shumë apel për të udhëtuar me kujdes, për të respektuar gjithë sinjalistikën dhe shpejtësinë.

Ardi Veliu: Vetë rruga është shumë panoramike dhe mund të jetë një shkujdesje më shumë për të gjithë përdoruesit e rrugës që mund të devijojnë, dhe unë do të përfitoja nga rasti t’u bëj thirrje gjithë përdoruesve të rrugës të jenë të vëmendshëm, të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë këtë sinjalistikë që ne kemi kompletuar.

Etiketa: ballukuBy Passi i Vlorës


Ju sugjerojmë

Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
Aktualitet

Masa e sigurisë ndaj Veliajt, “Kushtetuesja” shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

1 Korrik, 2026 5:22 pm
Libri “Albanian Files” në SPAK, Rama: Provë krimi 35 vjet pas rënies së komunizmit
Kryesore

Libri “Albanian Files” në SPAK, Rama: Provë krimi 35 vjet pas rënies së komunizmit

1 Korrik, 2026 5:20 pm
Mbi 1 mijë viktima nga vapa në Spanjë, OBSH: Valët e të nxehtit do të intensifikohen
Bota

Mbi 1 mijë viktima nga vapa në Spanjë, OBSH: Valët e të nxehtit do të intensifikohen

1 Korrik, 2026 3:49 pm
Braho: Po mendojmë një model të ri që SPAK t’i kryejë vetë arrestimet
Aktualitet

Braho: Po mendojmë një model të ri që SPAK t’i kryejë vetë arrestimet

1 Korrik, 2026 3:31 pm
Protesta, Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz
Kryesore

Protesta, Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

1 Korrik, 2026 3:15 pm
Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE për ndihmë ushtarake
Bota

Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE për ndihmë ushtarake

1 Korrik, 2026 2:43 pm
Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike
Kryesore

Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike

1 Korrik, 2026 1:43 pm
Berisha mesazh të rinjve: Jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare
Kryesore

Berisha mesazh të rinjve: Jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare

1 Korrik, 2026 1:09 pm
Dhunohet analisti Ilir Demalia
Kronikë

Dhunohet analisti Ilir Demalia

1 Korrik, 2026 1:06 pm
“Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal: Franca nuk është më e fortë se ne
Sport

“Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal: Franca nuk është më e fortë se ne

1 Korrik, 2026 12:48 pm
Para
Përfshihet nga zjarri magazina e materialeve zgjedhore në Lundër

Zjarri në magazinën e materialeve zgjedhore, reagon KQZ

CDC: COVID-19 po kërcënon kryesisht njerëzit e pavaksinuar në SHBA

CDC: COVID-19 po kërcënon kryesisht njerëzit e pavaksinuar në SHBA

COVID-19/ Qipro merr masa të reja, dhurata për ata që vaksinohen

COVID-19/ Qipro merr masa të reja, dhurata për ata që vaksinohen
















TE FUNDIT

Masa e sigurisë ndaj Veliajt, “Kushtetuesja” shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
1 Korrik, 2026

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që kishte lënë në fuqi masën...

Lexo më shumë

Libri “Albanian Files” në SPAK, Rama: Provë krimi 35 vjet pas rënies së komunizmit

Libri “Albanian Files” në SPAK, Rama: Provë krimi 35 vjet pas rënies së komunizmit
1 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi protestuesit dorëzuan në SPAK librin “Albanian Files” të cilin e konsiderojnë si provë kundër...

Lexo më shumë

Mbi 1 mijë viktima nga vapa në Spanjë, OBSH: Valët e të nxehtit do të intensifikohen

Mbi 1 mijë viktima nga vapa në Spanjë, OBSH: Valët e të nxehtit do të intensifikohen
1 Korrik, 2026

Mbi 1 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave ekstreme në Spanjë, ndërsa vendi ka regjistruar gjashtëmujorin e...

Lexo më shumë

Braho: Po mendojmë një model të ri që SPAK t’i kryejë vetë arrestimet

Braho: Po mendojmë një model të ri që SPAK t’i kryejë vetë arrestimet
1 Korrik, 2026

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ngriti shqetësimin për vështirësitë në ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj personave në kërkim, gjatë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}