Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:01 - 17/12/20 |
Doriana Çepunaj

Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e parë të mëngjesit të sotëm në zonën e Saukut në Tiranë.

Sipas policisë, zjarri ka rënë rreth orës 06:30 në katin e dytë të banesës së shtetasit I.Ll.

Personat që ndodheshin brenda në banesë u evakuuan në kohë dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale.

“Më datë 17.12.2020, rreth orës 06:30, në Sauk ka rënë zjarr në katin e dytë të banesës së shtetasit I.Ll, ku ka vetëm dëme materiale. U bë evakuimi i menjëhershëm i banorëve nga shërbimet e Policisë” – njofton policia.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al

Pas