Kryesore

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës së sotme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:24 - 17/12/20 |
Doriana Çepunaj

Vendi ynë gjatë orëve e para të ditës së sotme do të ketë një mot të kthjellët, por duke ju afruar mesditës vranësirat bëhen të dukshme në zonat veriore dhe juglindore të Shqipërisë duke lënë gjysmën perëndimore me kthjellime.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët./ Opinion.al

Pas