Sociale

Gruaja harroi bombolën hapur, përfshihet nga flakët banesa në Lezhë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:09 - 06/08/22 |
Opi Nion

Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Lezhës. Zjarri ka prekur katin e 8-të të një pallati në rrugën Shtraus, por fatmirësisht nuk raportohen dëme në njerëz.

Zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e bombolës së gazit e cila ka qenë harruar e hapur dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa një grua që gjendej në banesë u dërgua në spital, pa rrezik për jetën./Opinion.al

Pas