Aktualitet

Përfshihet në flakë kati i dytë i një biznesi në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:48 - 25/04/22 |
Opi Nion

Kati i dytë i një biznesi është përfshirë në flakë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pjetër Bogdani”.

Paraprakisht bëhet e ditur se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

“Më datë 25.04.2022, në rrugën “Pjetër Bogdani”, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka rënë zjarr në katin e dytë të një biznesi, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”,-njofton policia./Opinion.al

Pas