Kronikë

Përfituan 400 mijë€,goditet banda shqiptare e grabitjeve,mes të arrestuarve 3 gra


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:33 - 14/03/22 |
Opi Nion

Një bandë shqiptare që kishte grabitur 97 dyqane në zonën e Atikës në Greqi është shkatërruar nga autoritetet greke.

Mediat greke shkruajnë se policia ka arrestuar gjatë operacionit dy shqiptarë të moshës 33 dhe 39 vjeç, si dhe tre gra, 25, 33 dhe 41 vjeçe.

Shqiptarët janë pjesë e një bande e cila sipas policisë greke është përgjegjëse për shumë  vjedhje në, shtetin fqinj.

Njëkohësisht, të bashkakuzuar janë edhe dy persona të tjerë që janë në kërkim.

Të pandehurit fillimisht kanë monitoruar lëvizjet e rojeve private, të dyqaneve të synuara dhe kanë përzgjedhur kohën e duhur për të kryer vjedhjen.

Nga hetimet është vënë re se për të minimizuar mundësinë e lokalizimit të tyre, anëtarët e organizatës janë kujdesur të ndryshojnë zonat ku operojnë.

Sipas Policisë greke, produktet e vjedhura fillimisht ruheshin në banesat e anëtarëve dhe më pas me transportoheshin dhe ruheshin në një zonë që e përdornin ekskluzivisht për këtë qëllim.

Një pjesë e mallit të vjedhur, të pandehurit ua shisnin drejtpërdrejt palëve të treta, ndërsa sasitë e tjera transportoheshin në një shtet fqinj ku rishiteshin, nëpërmjet një dyqani me pakicë, në pronësi të një anëtari të organizatës.

Deri tani autoritetet greke kanë hetuar 97 raste të vjedhjeve në dyqane në Atikë, ku përfitimi financiar i autorëve i kalon shumën 400 mijë euro.

Gjatë kontrolleve të policisë u zbuluan një sërë sendesh të vjedhura (veshje, pajisje elektronike), 3 çanta, të projektuara posaçërisht me veshje të brendshme që nuk aktivizojnë sistemet e alarmit, një pajisje metalike për heqjen e mekanizmave kundër vjedhjes së produkteve. Janë gjetur dhe konfiskuar 4 makina dhe shuma e parave prej 4 545 euro.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës./Opinion.al

Pas