Bota

Përballja Macron – Le Pen, francezët u drejtohen kutive të votimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:38 - 24/04/22 |
Opi Nion

Qendrat e votmit janë hapur në Francë për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në të cilat presidenti Emmanuel Macron dhe rivalja e tij Marine Le Pen sfidojnë njëri-tjetrin.

Rreth 48.7 milionë votues janë thirrur në qendrat e votimit për të zgjedhur midis presidentit në largim Emmanuel Macron dhe lideres së ekstremit të djathtë Marine Le Pen.

Shifrat e para të pjesëmarrjes priten rreth mesditës.

Macron është favorizuar për një mandat të dytë, por kurrë më parë e djathta ekstreme nuk është afruar kaq afër një zgjedhjeje të mundshme në Elysee./Opinion.al

Pas