Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për të humbur me sukses…

2016/09/15 at 10:18 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Bej forever

Nga Edison Ypi

Për të humbur me sukses, llomotit sa më tepër kundër partisë. Që të mos duket sikur duke llomotitur po çon ujë në mullirin e armikut, llomotitjen bëje në emër të parimit kush të do të rreh. Mblidhu me miq e shokë e farefis e kë të mundesh tjetër për të llapur së bashku në atë mënyrë që pakënaqësitë e tua dhe  bastardave si ty të shumfishohen në progresion gjeometrik. Vetëm kështu Kryetarit dhe partisë do tu vijë mendja vërdallë, ti lehtësohesh, qëllimi arrihet, humbja sigurohet.

Kafenë pije gjithmonë me të njëjtët miq. Bindeni njëritjetrit se jeni më të mirët, më të squtët, më interesantët, jeni ajka, jeni krema. Me këto stuhira masturbative brenda filxhanit të kafes, pakngapak do tkurreni, do veçoheni. Shoqëria juaj e mjerë do ti ngjajë një ishulli që zvogëlohet e zvogëlohet dhe pakngapak e përpin deti. Përpirjen, që do jetë një katastrofë, do ta përjetoni së brendëshmi si pak e sak, sikur jeni sofistikuar, jeni elitarizuar, jeni bërë të pushtetshëm në fushën e dhënies së ideve. Pika që s’u bie. Megjithatë qëllimin e arrite. Atë që kërkove, e gjete. Humbja ka mbërritur. Paskëtaj do tu mburresh miqve; Fitorja që të bën të qeshësh është një breg që s’të nxjerr kund. Humbja që të bën të qash e të lotosh, ajo është e shijshme.
Bëj kujdes që partinë dhe eksponentët e saj t’i shqetësosh në të gjitha mënyrat. Shpifi, intrigoi, kusur mos u lër. Që të mos e bësh baltë, sulmet mpleksi me marrjet me të mirë, pra kombino kërrbaçin me karrotën. Tre kërrbaça, dy karrota, është varianti më i mirë. Në fund, kur të kesh humbur me sukses të plotë, do mund të justifikohesh duke thënë se ke qënë i ekuilibruar.
Mos komuniko kurrë me emrin tënd. Nxjerrja e emrit të çon atje ku s’je nisur, në fitore. Që të humbësh duhet të përdorësh pseudonim. Duke mos u çfaqur e ke më të lehtë tu tregosh vendin atyre që duke mos qënë të qartë politikisht hedhin ickla. Bëje në mënyrën e vetme që di. Në stilin e vigjilencës proletare të kohës së kurvit, dhe ja ku humbjen e arrite.
Leri zagarët kundërshtarë të hedhin baltë pafund mbi liderin historik dhe familjen e Tij. Mos u merr me ta. Komunistat e qelbët, po i trazove nisin e merren ata me ty dhe të hapin telashe. Të nxjerrin të palarat me gruan, motrën, kushurirat. Të sajojnë një pseudonim të sigurimit të shtetit. Për shembull “Eskili”, meqënse edhe ti miu i kafenesë edhe Eskili i pavdekshëm të dy jeni humbësa të mëdhenj. Lëri pra të qetë djajtë t’i pushtojnë gazetat dhe televizionet me shpifje të neveritshme kundër pasionantit më të madh që ka njohur ky truall, dhe ke korrur një humbje të hatashme katastrofikisht të ndyrë.
Po e pe se fitorja po ta kërcënon humbjen dhe s’po di nga t’ja mbash, përdor kartën e fundit. Bëj ca dallavere, mblidh ca pare. Ik nga Shqipëria diku në perëndim. Gjeja anën merr një shtëpi me oborr, me basen, me të gjitha. Bëj gjithato selfie dhe foto me të ngrëna përpara. Nga parajsa e kullufitjes që ta zbulon keqas urinë e gjyshit, shqiptarëve që sipas teje s’kanë bukë të hanë, s’kanë zjarr të ngrohen, s’kanë korent të ndriçohen, tregoju sa mbrapa ka mbetur Shqipëria për faj të komunistave, dhe ke humbur.
Bëj çmos që partia të identifikohet si mbështetëse e Islamizmit radikal, xhamiave arabike kuadratike, femrave të mbuluara, dhe në përgjithësi mbrojtëse e identitetit shqiptar aziatik. Pa marrë parasysh lavirin e Prishtinës, muslimanë e kristianë, atdhetarët shqiptarë të gjitha kohërave kanë shkrirë jetët e tyre duke ekzaltuar identitetin shqiptar europian perëndimor. Lere ç’amanete kanë lënë ata budallenj. Ti je nisur për të humbur.
Nëse jo ti vetë por njerëzit e tu kanë vuajtur nëpër burgje apo kampe internimi, dhe kjo është e vetmja arësye pse ti kërkon privilegje dhe hiqesh i pakënaqur, nuk të lypset asnjë këshillë si të humbësh. Fatin tënd e ke vulosur vetë. Ke humbur pa u nisur.
Nëse je i përndjekur që ke vuajtur në lëkurën tënde, dhe tani kërkon si e si të kompensosh vitet e humbura, jo duke vazhduar jetën normalisht, por duke kopjuar pikpërpikë jetën e komunistave ultraliberalë, që të humbësh me sukses, ke nevojë për një këshillë të vockël, eja në vete sa më shpejt.
Je ish pronar. Nuk ta nin fare se në sistemin pluralist pushteti merret dhe ushtrohet me vota, votat duan parti, partitë kërkojnë elektorat, bërja për vete e elektoratit kërkon aftësi, talent, energji, dije. Je i pakënaqur. Llap lart e poshtë për ligjin 7501. Tek Katovica sheh të gjitha fatkeqësitë. Ulurin për mungesën e një partie vërtet të djathtë etj etj. Në këto kushte s’ke nevojë për asnjë këshillë, i humbur je.
Të mos votosh, apo votën ta shesësh, si mënyrat më të efektshme për të humbur, nuk t’i zura në gojë se u bënë kaq vite që je duke i përdorur me sukses të admirueshëm.
Të humbësh sa më shpesh dhe sa më thellë, kjo është e gjitha.
Po fitove, duhet përkushtim që ty të mungon, duhen sakrifica që ti s’je gati t’i bësh, ti dhe partia do katandiseni të vdekur të pakallur.
Po humbe, ti dhe partia jote do mbeteni të vdekur në shekuj.


Etiketa: edison yoikoment


Ju sugjerojmë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA dhe Iranit?
Bota

Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA dhe Iranit?

30 Qershor, 2026 5:19 pm
Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj
Kronikë

Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj

30 Qershor, 2026 4:55 pm
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak
Kronikë

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak

30 Qershor, 2026 4:47 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, 2 viktima dhe 15 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, 2 viktima dhe 15 të plagosur

30 Qershor, 2026 4:34 pm
Përmbyset autobusi i linjës së Beratit në aksin Durrës-Tiranë,humbin jetën 2 persona
Kronikë

Përmbyset autobusi i linjës së Beratit në aksin Durrës-Tiranë,humbin jetën 2 persona

30 Qershor, 2026 4:01 pm
Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
Kryesore

Tensione në protestën para parlamentit, Berisha: Egërsi shtazore

30 Qershor, 2026 3:51 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama poston mesazhin e qytetarit: As mos e ço nëpër mend të dorëhiqesh

30 Qershor, 2026 2:59 pm
Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen
Kryesore

Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen

30 Qershor, 2026 2:52 pm
Para
Oriz plastik në Shqipëri, ja çfarë thotë Autoriteti i Ushqimit

Oriz plastik në Shqipëri, ja çfarë thotë Autoriteti i Ushqimit

Jul Deda feston ditëlindjen, ja urimi i ndjerë i babait të tij

Jul Deda feston ditëlindjen, ja urimi i ndjerë i babait të tij

Ja si filluan historitë e therjeve dhe plagosjeve të reperave shqiptarë

Ja si filluan historitë e therjeve dhe plagosjeve të reperave shqiptarë
















TE FUNDIT

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
30 Qershor, 2026

Marjana Koçeku, e cila më herët u largua nga grupi parlamentar socialist për të vijuar mandatin si deputete e pavarur,...

Lexo më shumë

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
30 Qershor, 2026

Qeveria ka miratuar sot aktin normativ për rishikimin e buxhetit të shtetit për vitin 2026, duke parashikuar fonde shtesë për...

Lexo më shumë

Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA dhe Iranit?

Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA dhe Iranit?
30 Qershor, 2026

Irani po e minimizon qëllimin e vizitës së tij në Doha këtë javë, duke këmbëngulur se nuk do të zhvillohen...

Lexo më shumë

Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj

Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj
30 Qershor, 2026

Dritan Goxhaj është lënë i lirë, pas shoqërimit nga policia gjatë protestës para parlamentit ku nuk munguan përplasjet me autoritetet. Gjatë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}