Kronikë

Për arsye sigurie, Tahiri te “313” u la i vetëm në qeli



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:35 - 05/02/22 |
Opi Nion

Ish-ministri i  Brendshëm, Saimir Tahiri, u dënua të premten me 3 vjet e 4 muaj burgim. Në mbrëmje Tahiri u dërgua në ambientet e paraburgimit 313 për t’u sistemuar në një nga qelitë e godinave të këtij burgu. Megjithatë, ende nuk ka një vendim nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve se në cilin burg do ta vuajë dënimin Tahiri.

Për çështje proceduriale, Saimir Tahiri, u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku iu morën sendet personale. Sipas raportimeve Tahiri ka marrë me vete në ambientet e paraburgimit vetëm cigare dhe rroba për t’u ndërruar.

Ndërkohë sipas Report tv, për arsye sigurie ai është lënë i vetëm në një qeli, pasi në kohën kur ka qenë ministër i Brendshëm, janë arrestuar shumë nga të burgosurit që ndodhen te “313”.

Pas një seance maratonë ditën e djeshme Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dënoi  me 5 vite burg Saimir Tahirin për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.

Në vendimin e zbardhur nënvizohet se sipas gjykatës, rezulton se është fakti se ish-ministri ka ndihmuar dhe favorizuar Miosi dhe Artan Habilajn në trafikun e drogës, duke marrë prej tyre përfitime të padrejta.

Pas