Aktualitet

Rama: Shqipëria dhe SHBA, bashkëpenëmbajtëse për çështjen e Ukrainës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:44 - 05/02/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka kanë dalë në një konferencë për mediat për çështjen e Ukrainës. Gjatë fjalës së tij, për këtë çështje, kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria dhe SHBA do të jenë bashkëpenëmbajtëse në OKB.

Sipas Ramës, ky bashkëpunim është ndërmarrë për të garantuar një angazhim aktiv dhe të vazhdueshëm me nisma konkrete që të dyja vendet tanimë partnere të ngushta do të ndërmarrin në këtë proces.

“Kemi marrë konfirmimin përfundimtar nga DASH se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtëse, ky është termi në Këshillin e Sigurimit  e OKB lidhur me çështjen e Ukrainës. Është konfirmim i një Shqipërie krejt tjetër në arenën ndërkombëtare, i një Shqipërie që vlerësohet për karakterin, vlerësohet për qëndrueshmërinë, vlerësohet edhe për aftësinë në luajtjen e rolit që i takon si një vend që promovon paqen, sigurinë. Krijimi i këtij çifti në Këshillin e sigurimit për të qenë bashkëpenëmbajtëse  të çështjes së Ukrainës është ndërmarrë për të garantuar një angazhim aktiv dhe të vazhdueshëm me nisma konkrete që të dyja vendet tanimë partnere të ngushta në këtë proces do të ndërmarrin”, tha Rama./Opinion.al

Pas