Aktualitet

Dënimi i Tahirit, Rama:E kam ditur ç’kam bërë duke udhëhequr reformën në drejtësi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:08 - 05/02/22 |
Opi Nion

Kryeministri, Edi Rama, ka folur për herë të parë pas vendimit të GJKKO,  që dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, me 3.4 vite burg.

Rama u shpreh se nuk komenton vendimin e gjykatës ndërsa theksoi se e ka ditur se çfarë ka bërë kur ka udhëhequr reformën në drejtësi.

“Unë nuk komentoj asnjëherë vendimet e gjykatave. E kam ditur mirë se çfarë kam bërë kur kam udhëhequr reformën në drejtësi. 100 herë të kthehesha pas, do bëja të njëjtën gjë. Sot jemi këtu për një çështje krejt tjetër, dhe me një vlerë shumë pozitive për Shqipërinë. Unë nuk do të doja të shfokusoheshim nga kjo çështje. Do kemi plot kohë e mundësi të tjera të flasim edhe për ecurinë e reformës në drejtësi.” -tha ai./Opinion.al

Pas