Aktualitet

Pensionisti që vrau shqiptarin, kandidat për këshilltar i Berslusconit 


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:12 - 28/11/15 |
b.f

Vrau një të ri shqiptar, sepse sipas tij i kishte hyrë në shtëpi për ta grabitur. Pas shumë polemikave nga mediat në shtetin italian, 65-vjeçari Francesko Sicignanon ka vendosur t’i hyjë politikës.

Partia e ish-kryeministrit Silvio Berluskoni, Forca Italia, do ta kandidojë Francesko Sicignanon si këshilltar në zgjedhjet e ardhshme lokale në Milano. Sicinjano më 20 tetor qëlloi për vdekje në shtëpinë e tij 22-vjeçarin shqiptar Gjergj Gjoni.

Ndërkohë që ngjarja ende nuk është zbardhur, forcat politike në Itali janë rreshtuar krah pensionistit. “Ne nuk duam të jemi parti e ‘Perëndimit të Largët’, por duam siguri për të gjithë qytetarët në shtëpitë që i kanë ndërtuar pas shumë vitesh sakrifica”, tha Fabio Altitonante, koordinator kombëtar i Forca Italias.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas