Aktualitet

Pensionisti-Bardhit: Në kohën e Berishës hanim mish, tani s’e shohim me sy


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:51 - 17/02/21 |
Semiljana Azizi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike njëkohësisht dhe drejtues poltik i qarkut të Elbasanit Gazment Bardhi, ka vizituar ditën e sotme disa pensionistë.

Gjatë bashkëbisedimit njëri prej pensionistëve është shprehur se gjatë kohës që ish-kryeministrit Berisha ishte në pushtet qytetarët hanin mish, kurse tashmë as nuk e shohin atë.

Në 8 vite vetëm zero. Ne pensionistët në fund fare kemi shkuar. Në kohën e Berishës hanim të gjithë mish, tani nuk e shohim me sy.”- theksoi pensionisti.

Gjithashtu të moshurati kanë theksuar se me situatën e pandemisë janë rrënuar ekonomikisht.

“Kishim ruajtur 5 leke për vdekje, i prishëm të gjitha, na i mori COVID” – u shpreh një pensioniste, e cila tha se kishin harxhuar “300-400 mijë për ilaçet, pa marrë falas as edhe 1 aspirinë.”/Opinion.al

Pas