Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pengjet izraelite të liruara nga Hamasi, rrëfejnë përjetimet e tyre

2023/10/24 at 4:43 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pengjet izraelite të liruara nga Hamasi, rrëfejnë përjetimet e tyre

88- vjeçarja Yocheved Lifschitz dhe Nurit Cooper, 79 vjeçe, janë dy pengjet e fundit të liruara nga Hamasi që u rrëmbyen bashkë me bashkëshortët e tyre nga vendbanimi Nir Oz. Përmes vajzës së saj, zonja Lifschitz tregon për momentin e përballjes me Hamasin.


“Nëna ime po tregon një rrëfim tmerrues. Ajo thotë se shumë, shumë njerëz, një lumë njerëzish, depërtuan përmes rrethimit, rrethimit së sigurisë, që kushtoi 2 miliardë e gjysmë shekel dhe që nuk ndihmoi fare. Nëna thotë se e hipën në pjesën e pasme të motoçikletës, me këmbë të lidhura në njërën anë… Pastaj ka kaluar nëpër fusha të lëruara, me burra që ngisnin motoçikleta përpara dhe pas saj. Gjatë rrëmbimit e godisnin me shkopinj. Pasi arritën tek tunelet, ecën në këmbë për disa kilometra nëpër tokë të lagur. Kishte një rrjet të madh tunelesh nën tokë, duket si një rrjet merimange,” tha zonja Lifschitz përmes vajzës së saj Sharone.

Vajza e zonjës Litfshitz thotë se nëna e saj ishte mbajtur me 25 pengje të tjera. Ajo megjithatë tha se nuk dinte për fatin e babait të saj dhe të pengjeve të tjera që dyshohet se po mbahen nga Hamasi.

“Nëna ime tha se është trajtuar mirë. Dhe se njerëzit ishin të sjellshëm me të. Nuk e dimë se si qëndron puna me 175 të rrëmbyerit e tjerë. Nuk mund të arrijmë në përfundimin nga kjo përvojë, se edhe ata janë në gjendje të mirë,” sipas zonjës Sharone Lifschitz.

Gjendja shëndetësore e dy pengjeve, sipas ekipit mjekësor në një spital të Tel Avivit ku ato u dërguan për trajtim pas lirimit, është përgjithësisht e mirë.

“Jemi të lumtur që i kemi këtu, janë mirë, familjet e tyre janë të gëzuara, janë njerëz të mirë, dhe gjendja e tyre është e mire në përgjithësi. Tani janë në dhomë me familjet e tyre, po hanë mëngjes,” tha ndihmësja mjekësore Eti Uziel.

Sipas Hamasit, dy pengjet izraelite u liruan me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe për shkaqe humanitare dhe shëndetësore, sipas një deklaratëe të Brigadave al-Qassem, krahu i armatosur i Hamasit.

Por, Mark Regev, këshilltari i Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i tha televizionit Sky News se trysnia diplomatike dhe ushtarake po detyron Hamasin të fillojë gradualisht lirimin e pengjeve.

“Hamasi nuk po i liron këta njerëz për shkak se paprimtas u shndërruan në humanitarë. Këta njerëz nuk janë humanitarë, ata janë vrasës gjakatarë. Dhe fakti që po lirojnë njerëzit ka të bëjë me trysninë që po bëjmë mbi ta. Dhe sa më shumë që rritet trysnia, besoj do të shohim më shumë të liruar,” deklaroi zoti Regev.

Ish udhëheqësi i Hamasit, Khaled Mashaal deklaroi për televizionin Sky News nga Katari, se miliantët do t’i lirojnë pengjet në këmbim të ndërprerjes së sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës.

“Nëse Netanyahu merakoset për sigurinë e tyre, Izraeli duhet të ndalojë agresionin, t’i jep fund gjenocidit, këtyre krimeve brutale të luftës që po kryhen çdo ditë. Vetëm dje 400 viktima brenda natës. T’i japin fund këtij agresioni dhe do të gjeni ndërmjetës si Katari dhe disa shtete arabe si Egjipti dhe të tjerë, që do të gjejnë mënyra për t’i liruar dhe do t’ua dërgojmë familjeve të tyre,” deklaroi ish udhëheqësi i Hamasit Mashaal.

Bashkëshortët e dy pengjeve, të rrëmbyer të njëjtën ditë, ende po mbahen nga Hamasi.

Dy pengjet e fundit të liruara me ndërmjetësimin e Egjiptit e çojnë në katër numrin e pengjeve izraelite të liruara nga Hamasi ndërkohë që lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit hyri në ditën e 18. Izraeli ka njoftuar se Hamasi po mban të paktën 222 pengje izraelite dhe shtetas të tjerë të rrëmbyer gjatë sulmit të militantëve në vendbanimet në pjesën jugore të Izraelit./ VOA



Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
OBSH: Karburanti i spitaleve po mbaron, do të vdesin qindra pacientë

OBSH: Karburanti i spitaleve po mbaron, do të vdesin qindra pacientë

Berisha kallëzon në SPAK gjyqtaren, avokati: Kemi kërkuar përjashtimin e saj nga…

Berisha kallëzon në SPAK gjyqtaren, avokati: Kemi kërkuar përjashtimin e saj nga...

Paralajmërojnë shkencëtarët: “Shenjat vitale” të Tokës janë më të këqija se në çdo kohë në historinë njerëzore

Paralajmërojnë shkencëtarët: "Shenjat vitale" të Tokës janë më të këqija se në çdo kohë në historinë njerëzore
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}