Aktualitet

PE bllokon kandidatin hungarez për Komisioner të Zgjerimit të BE-së


               Publikuar në : 17:18 - 14/11/19 |
Opi Nion

Olivér Várhelyi, kandidati Hungarez për Komisioner të Zgjerimit, nuk ka mundur të kalojë testin e Komisionit të Jashtëm të Bashkimit Europian.

Pas një seance dëgjimore që ka zgjatur tre orë eurodeputetët e kanë bllokuar kandidaturën e Várhelyi me justifikimin se nuk i ka bindur ata dhe se është shumë i afërt me kryeministrin Hungarez Victor Orban.

Në këtë mënyrë eurodeputetët nuk lejuan që hungarezi t’i bashkohej ekipit të Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Vendimi i anëtarëve të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian për të mos ndezur dritën e gjelbër për Olivér Várhelyi për postin e Komisionerit të Zgjerimit pritet të shkaktojë probleme për Von der Leyen duke ngritur më shumë dyshime se Komisioni mund të marrë detyrën në 1 dhjetor tashmë një muaj më vonë se sa ishte planifikuar.

Në seancën dëgjimore, Várhelyi është shprehur se ai do të ushtronte detyrën e tij pa u ndikuar nga qeveria hungareze./ Opinion.al

Pas