TIRANË- Edhe pse u rrëzua në komisionin e posaçëm paralamentar neni për testin e drogës në ligjin për dekriminalizimin, PD bën një hap tjetër. Një ditë para seancës plenare, PD depoziton në Kuvend dy amendamente të reja për këtë projekligj. Deputetët demokratë kërkojnë që të shtohen nenet 15 dhe 16. Neni 15 ka të bëjë me testin e lëndëve narkotike dhe neni nr.16 ka të bëjë me trajtimin e funksionarëve publikë.
Vetëm pak ditë më parë u arrit marrëveshja për miratimin e këtij ligji por pa nenin për testin e drogës. PD i rikthehet kësaj kërkese, ndërsa pritet reagimi i mazhorancës.