Politikë

PD reagon pas deklaratës së Ramës: Po ndjek të njëjtin skenar


               Publikuar në : 16:30 - 13/08/19 |
Opi Nion

Pas deklaratës të kryeministri Edi Rama, ka ardhur reagimi i Partisë Demokratike, përmes Sekretarit Gazment Bardhi.

Në këtë reagim, Bardhi shprehet se pasi heshit 11 ditë, Rama po ndjek skenarin e njëjtë si në rastin e Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin”.

Më herët Rama u shpreh se rruga mes Partisë Socialiste dhe kryebashkiakut të Shkodrës, Valdrin Pjetri do të ndahen derisa të zbardhet e vërteta ligjore.

Postimi

Heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edirama kriminelë të veshur me pushtet.

Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie.

Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi!

Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki./ Opinion.al E.Xh.

Pas