Kryesore

PD – Ramës: Jemi dakord për hapjen e listave por ti ke hall personal


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:35 - 28/07/20 |
Al Do

Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Rama pas deklaratës së këtij të fundit për hapjen e listave zgjedhore.

LEXO EDHE – Rama – PD:Hapjen e listave më 30 korrik nuk e ndryshoni dot as ju e as ne

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shprehet në Tëitter se PD është dakord për hapjen e listave por heqja e koalicioneve parazgjedhore, pragu kombëtar për partitë e vogla dhe ndryshimi i zonave zgjedhore, nuk janë risi, por sipas tij halli personal i kryeministrit Rama.

“Heqja e koalicioneve parazgjedhore, pragu kombëtar për partitë e vogla dhe ndryshimi i zonave zgjedhore, nuk janë risi, por halli personal i ER me zgjedhjet e ardhshme dhe halli i krimit të organizuar me Qeverinë e ardhshme.

Këtë nuk ta zgjidh dot PD dhe Opozita e Bashkuar, sepse ne koalicionin e kemi me qytetarët dhe atë jemi të vendosur ta ruajmë dhe ti shërbejmë vetëm interesit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Aktet e njëanshme të koalicionit të krimit të organizuar marrin peng Shqipërinë dhe minojnë zgjedhjet dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Opozita e Bashkuar është 100 % dakord, për hapjen 100 % të listave të kandidatëve. Për këtë jemi të gatshëm të punojmë në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, pa ndërprerje dhe pa asnjë vonesë.”, shkruan Bardhi. /Opinion.al

Pas