Kryesore

PD publikon videon: Bota e mori vesh se Berisha kërkoi të marr me dhunë PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:15 - 14/01/22 |
Opi Nion

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka publikuar në rrjetet sociale një video që përmbledh titujt që mediat nëpër botë i kushtuan asaj që po ndodhte në vendin tonë më 8 janar.

Në videon e mëposhtme PD ka përfshirë disa nga mediat e rajonit dhe botës që i kushtuan vëmendje futjes me dhunë të protestuesve në selinë blu.

Ndërsa Zhupa, në postimin e saj shkruan se jo vetëm shqiptarët, por e gjithë bota e mori vesh se pas shpalljes non grata, Berisha deshi të merrte me dhunë PD.

8 janari ishte një ditë e zymtë për çdo shqiptar kudo ku jeton, brenda apo jashtë vendi. Imazhet e dhunës dhe thirrjet për derdhje gjaku demokratësh pushtuan mediat kryesore.

Jo vetëm shqiptarët por e gjithë bota e mori vesh se si Sali Berisha pas shpalljes non grata kërkoi të marrë me dhunë”-shkruan Zhupa./Opinion.al

Pas