Politikë

PD kërkon heqjen e mandatit të Xhaçkës, mblidhet nesër Këshilli i Mandateve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:24 - 15/09/22 |
Opi Nion

Këshilli i mandateve dhe rregullores do të mblidhet ditën e nesërme në orën 09:30 për të shqyrtuar kërkesën e 14 deputetëve të PD-së për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Xhaçka akuzohet nga Partia Demokratike se ka konflikt interesi pasi bashkëshorti i saj ka marrë statusin nga qeveria të investitorit strategjik.

Sipas PD-së bashkëshorti i saj qëndron pas një kompanie që do të ndërtojë resort turistik në bregdetin e Himarës.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë bërë kërkesë që mandati i deputetes Xhaçka të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Sakaq, në lidhje me pretendimet e PD-së, Olta Xhaçka ka reaguar kohë më parë duke thënë se bashkëshorti i saj nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike dhe asnjë metër truall pronë publike për ndërtimin e hotelit me 5 yje./Opinion.al

 

 

Pas